Nga ndotja e ajrit mbi 800 vdekje në vit

Ndotja e ajrit llogaritet se në Kosovë shkakton mbi 800 vdekje të parakohshme në vit, thonë përfaqësues të Organizatës Botnore të Shëndetësisë.
Skënder Syla, udhëheqës i kësaj Organizate në Kosovë tërheq vërejtjen për randësinë që ka mbajtja e mjedisit të pastër për shëndetin dhe jetën e njeriut.

“Në kontekstin kosovar, ne jemi të vetëdijshëm që kemi probleme të shumta mjedisore, qoftë sa i përket ndotjes së ajrit, të ujit e tokës, por edhe preparateve të ndryshme, pasi dihet se zona të shumta të Kosovës kanë qenë historikisht të ndotura nga mbetjet e plumbit, zinkut etj” , thekson Syla.

Simbas Sylës, Qeveria duhet me marrë masa të domosdoshme për përmirësimin e ndjeshëm të kushteve mjedisore ku jetojnë qytetarët.

Ilir Morina, kryeshef ezekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, agjenci që funksionon në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, thotë se sa i takon cilësisë së ajrit ka përmirësime, tue e krahasue me vitet paraprake për shkak të masave që janë ndërmarrë viteve të fundit.

Skënder Syla përmend disa nga sëmundjet që shkaktohen nga ndotja e ajrit.

“Në bazë të vlerësimit të Bankës Botërore, vetëm nga ndotja e ajrit kemi 800 vdekje të parakohshme, si pasojë e sëmundjes së zemrës , mushkërive etj. Gjendja pak a shumë është e njëjtë çdo vit. Pra, çdo vit vdesin nga 800 njerëz e që cilësohen si vdekje të parakohshme”.

Ambienti jo i pastër jetësor përveç se mundet me qenë kërcënim edhe për vetë jetën e njerëzve, llogaritet se ndikon edhe në shëndetin e tyne, sidomos në rritjen e numrit të të sëmuemve nga mushkenitë dhe sëmundjeve tjera respiratore./REL