Nobeli për ekonomi ndahet në dysh, qe kush e fitoi

Oliver Hart, i lindun në Britani të Madhe, dhe Bengt Holmstrom nga Finlanda, e kanë fitue Nobelin në ekonomi për punën e bame në teorinë e kontratës.

Juria ka thanë se puna e tyne e ka vënë nji themel intelektual për politika në fushat, si asht falimentim dhe kushtetuat politike.

Dyshja ka me nda çmimin prej 8 milionë kruna suedez (827,278 euro).

Akademia Mbretnore e Shkences e Suedisë ka thanë se puna e Hart’it dhe Holmstrom’it ka qenë e vlefshme për me kuptue kontratat e jetës së vërtetë dhe institucionet.

Simbas saj, po ashtu mund të identifikojë edhe gracka të mundshme në dizajnët e kontratave.

Për shembull, teoria e kontratës mund të përdoret për me vlerësue pagesat në bazë të përformancave për ekzekutivet kryesorë.