Oda Amerikane ka nji kërkesë për Qeverinë e Kosovës lidhun me ekonominë

Rritja ekonomike e drejtueme nga sektori privat dhe dialogu ma i madh ndërmjet sektorit publik dhe privat janë dy elemente të cilat mbesin në fokus të përpjekjeve avokuese të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Komunikata:

“Duke konsideruar rëndësinë e vazhdimit të reformave në mjedisin e të bërit biznes dhe fuqizimin e mëtejmë të sektorit privat, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kërkon nga Qeveria e re të demonstrojë dinamikë të shtuar në zbatimin e reformave të iniciuara. Funksionalizimi i ekonomisë së tregut, përmirësimi i sundimit të ligjit, luftimi i ekonomisë joformale dhe luftës kundër korrupsionit, kompletimi i kornizës ligjore për politikat e reja fiskale të cilat do të ishin stimuluese për investimet e jashtme dhe të brendshme, fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë, nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë së re, duhet të jenë në mesin e prioriteteve kyçe të Qeverisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga OEAK.

Pas kësaj kërkesë, vonesat e mëtejme në realizimin e objektivave të sipërcekura do të pengonin synimet e Qeverisë dhe shoqërisë në përgjithësi për një zhvillim të përshpejtuar ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës dhe rrjedhimisht përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Shperndaje në: