Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Maltës nënshkruejnë marrëveshje bashkëpunimi

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, dhe Presidentja e Republikës së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, morën pjesë në nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit në mes të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliut, dhe kryetarit të Odës Ekonomike, ndërmarrjeve dhe industrisë të Maltës, Anton Borg.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje asht hapi i parë i zhvillimit të marrëdhanieve në mes të të dyja vendeve në fushën e ekonomisë.

Ky memorandum ka me ia mundësue bizniseve të Kosovës dhe Maltës me i shtue aktivitetet afariste dhe me i zgjanue tregjet e tyne.