OEK prezenton master planin per lagjen Kodrina te Prishtines

Prishtinë, 2 mars – Oda Ekonomike e Kosovës organizon prezentimin e master planit për lagjen Kodrina, rezultat i konkursit ndërkombëtar organizue nga NTN Tregtia në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Javen e kalueme u shpall fituesi për projektin me te mirë. Fitoi   studio-Libeskind, nji nder top studiot botnore projektuese.

Ky asht nji nder projektet ma të mëdhaja në regjion, i cili realizohet me produktet e prodhueme në Kosovë.

Projekti ka rreth 650.000m2 dhe ne afat prej 10 vjetesh pritet me krijue kushte banimi per 18.000-20.000 banore.

Implementimi i projektit nxite cikël te gjane zhvillimi. Pritet punësimi vjetor i 700 punëtorëve në 10 vitet e ardhshme, si dhe angazhimi i kapaciteteve te industrisë ndërtimore të vendit po në këtë periudhë.