Papunësia te gratë vazhdon me dominue atë të burrave!

Gratë kanë pa vetëm “përmirësime margjinale” n’aspektin e punës, gjatë 20 vjetëve të fundit.

Në raportin ma të ri të saj, Organizata Ndërkombëtare e Punës thotë se diferenca në normën e punësimit midis burrave dhe grave asht zvogëlu për 0.6 për qind qysh në vitin 1995.

Në vendet ku gratë kanë qasje ma të lehtë në punë, cilësia e punës së tyne “mbetet çashtje shqetësuese”, thuhet në raport.

Gjetjet janë publiku sot, kur edhe shenohet Dita Ndërkombëtare e Grues.

Raporti ka mbledh të dhana nga 178 vende dhe ka gjetë se shkalla e pjesëmarrjes së grave në punë ka qenë 25.5 për qind ma e ulët se e burrave, në vitin 2015.

Po simbas raportit, gratë vazhdojnë të punojnë orë ma të gjata në ditë sesa burrat.