Parandalohet kontrabanda e mallnave të tekstilit dhe atyne ushqimore

Dje njisitet e Doganës së Kosovës kanë arrite me kapë sasi të mallnave të tekstili dhe te atyne ushqimore, ku vlera e mallnave në tentim kontrabande kalon 2000 euro.

Gjatë kontrolleve rutinore në fshatin Kqiq, komuna e Mitrovicës, Dogana ka ndalue për kontroll automjetin “Citroen”, me targa të Kosovës. Në bagazh janë gjete produkte ushqimore pa dokumentacion valid. Mallnat janë konfisku dhe personi në posedim asht gjobite.

Po të njajtën ditë, gjatë kontrollimit të autobusit me targa të Novi Pazarit të relacionit Serbi-Kosovë, janë gjete mallna pa dokumentacion kryesisht veshje tekstili. Edhe për këto produkte pronari i tyne nuk posedonte dokumentacion, prandaj konsiderohet i kontrabanduem dhe si asht konfiskue dhe pronari asht gjobite.

Dogana fton qytetarët me thirre në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim.