Perçahet AKB. Nënkryetari e drejtori japin dorëheqje!

akb

Nënkryetari dhe drejtori i Bordit të Aleancës Kosovare të Bizniseve, përmes nji konference të jashtëzakonshme për media, kanë paraqit dorëheqjen e tyne nga të gjitha funksionet që kishin në AKB.

Burim Piraj, nënkryetar i AKB’s, tha se nga sot juridikisht AKB asht shue dhe si e tillë nuk mund të funksionoj.

Skënder Krasniqi, nënkryetar i AKB’s, në konferencën dorëheqëse kërkoi që të ndërpriten të gjitha komunikimet e institucioneve me AKB’n, të largohen përfaqësuesit e AKB’s nga institucionet e Kosovës, institucionet vendore dhe nderkombëtare të mos financojnë AKB’n dhe bizniset mos të bajnë pagesë të anëtarësisë n’AKB dhe po ashtu ka ftu mediat që të ndërpresin pasqyrimin e AKB’s.

Krasniqi ka ftue edhe Prokurorinë e shtetit që të nis hetimet ndaj AKB’s, mbështetun në dyshimet që u numëruen gjatë konferencës së sotme.

 

Derisa kryetari i AKB’s Agim Shahini ende s’ka dale me ndonji deklarate zyrtare.