Prej Nandorit, Prishtina me 24 orë ujë të pishëm

Nga Nandori i këtij viti, qytetarët e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit kane me pasë ujë cilësor dhe pa ndërpremje.

Kështu u tha në nji konferencë për media, e organizueme nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, në fabrikën e ujit, e cila asht tue u ndërtue në Shkabaj.

Kryeshefi egzekutiv i kësaj kompanie Gjelosh Vataj, tha se punimet kane me përfundue në Shtator të këtij viti, ndërsa uji për qytetarët kane me qenë në dispozicion prej Nandorit.

Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë kontraktuese “Strabarg”, Kristian Messenger në këtë projekt, tha se nuk ka asnji lloj kushtëzimi nga “Prishtina”, tue i hedhë posht spekulimet për ndonji kushtëzim të mundshëm.