Prej sot testimit për patentë shoferë bahet me kamera

kameratestimi

Leshimi i patentë-shoferëve vazhdimisht asht karakterizu me akuza për ryshfet dhe kalim të testeve në mënyrë të pameritueme.

Për këtë Ministria e Infrastrukturës do të vendosë kamera me anë të cilave do të monitorohet testimi teorik dhe praktik i kandidatëve.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bajë inaugurimin e projektit të kamerave monitoruese në njisinë e patentë-shoferëve në Prishtinë.

Simbas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, ky projekt do të funksionalizohet tue e perfshi pjesën teorike dhe praktike.

Projekti në fjalë, ka qenë njani prej projekteve të cilin e kishte premtu ministri Zharku.

Inaugurimi do të mbahet në Njisinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë (Stacioni i Autobusëve), tue fillue prej ores 11.00.