Presidenti premton kushte të favorshme për bizniset

thacibizniset

Për herë të parë si president i Kosovës, Hashim Thaçi ju asht drejtu bizniseve tue ju premtu përkrahje, përmirësim të kushteve të punës dhe ambient sa ma të favorshëm për zhvillimin e bizniseve në vend.

Këto premtime për bizniset, presidenti Thaçi i bani sot në hapjen e panairit të përgjithshëm “Prishtina 2016”, që po mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë.

Në këtë panair ku bizniset e ndryshme të vendit po paraqesin punën e tyne përveç presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, po marrin pjesë edhe ministra dhe përfaqësues të ambasadave.