Prodhimet vendore ma të mira se të huejat

Edhe pse vetëm 65 % e konsumatorëve e vlerësojnë origjinën e produkteve që përdorin, 76 % e kosovarëve u besojnë ma shumë prodhimeve vendore se sa atyne të hueja.

Këto rezultate u prezentuen sot nga Agon Nixha i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, mbas anketimit të 1064 respondentëve në krejt vendin në Dhetor të vitit të kaluem.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami e vlerësoi të randësishëm publikimin e rezultateve të anketës “Perceptimi i Konsumatorëve për Prodhimet Vendore”.

Simbas saj, kjo ka me e ndihmue Qeverinë në politikbamje.

Ministrja shtoi se prodhuesit vendorë duhet me u inkurajue derisa bani thirrje për konsumimin e prodhimeve vendore.

Ndërsa kryetar i KPK’s Visar Kelmendi, tha se cilësia e produkteve vendore asht ma i mirë se ai i huej, por ideja e Fushatës “Made in Kosova” ka për qëllim me iu tregue konsumatorëve pse me i perdorë produktet vendore.

Simbas tij ky hulumtim ka me iu ndihmue në përmirësimin e ngecjeve të punës të biznieve vendore.

Hulumtimi i prezentuem sot përfshin zonat urbane dhe rurale të Kosovës.