Pse po rriten çmimet e naftës!

nafta

Çmimet e naftës u rritën të Premten, nxitun nga indikatorët e firmave ekonomike nga SHBA’të dhe Gjermania që mbështetën kërkesën për karburant, por analistët paralajmëruen se tregjet e naftës bruto po kërcënohen nga nji tjetër ranie për shkak të mbi-ofertës së vazhdueshme.

Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunueme amerikane për fillimin e muejit, tregtuen në 38.02 dollarë për fuci, 76 cent ma naltë ose 2 perqind, nga mbyllja e tyne e fundit.

Kontratat e së ardhmes për naftën bruto europiane, Brent ishin 60 cen ma naltë në 40.03 dollarë për fuci.

Pamvarësisht raporteve inkurajuese nga dy ekonomitë ma të mëdha të botës, analistët paralajmëruen se cmimet e naftës mund të bien prap frik tue qënë se ekzistojnë sheja të vakëta se do të kufizohet teprica globale në prodhim prej të paktën 1 milionë fuci në ditë.