Pse rryma e shpenzueme në Veri ju faturohet pjesës tjetër të qytetarëve të Kosovës? (video)

Në emisionin Ditë Mbas Dite të Televizionit Rrokum u diskutue për faturimin e rrymës së shpenzueme nga qytetarët e Veriut te pjesa tjetër e qytetarëve.

Syzana Gashi nga zyra e Avokatit të popullit thote se ZRRE ne pergjigjen ndaj shqetesimeve qe i ka ngrite kjo zyre, e ka cilesue faturimin e rrymes se qytetareve te Veriut ne pjesen tjeter si vjedhje.

“Mirepo, kjo pergjigje nuk qendron, sepse atje rryma perdoret me vetedije dhe nuk vjedhet”, thote ajo, tue shtue se, asht kerkue ndalja e menjihershme e kesaj praktike.

Syzana Gashi nga zyra e Avokatit të popullit

Zoja Gashi tue tregue per arsyetimet e ZRRE lidhun me kete çashtje permend edhe nji pergjigje te tyne se, kjo praktike po bahet ne menyre qe mos me ardhe deri te bankrotimi i KEDS’it.

I ftuemi tjetër n’emision, Suat Berisha, nga AKB (Aleanca Kosovare e Biznisit), ka thane se, çmimet e vendosuna nga ZRRE kane qene te dyshimta, edhe pse jane ba nen petkun e “çmimeve progresive”.

“Per bizniset janë përdorë çmimet progresive, sa ma shume ka shpenzue rryme nji biznis, aq ma i nalte u ba çmimi”, tregon ai.

Suat Berisha, Aleanca Kosovare e Biznisit

Megjithate, Berisha sqaron se mbas trysnive qe jane ba nga drejtuesit e bizniseve, ZRRE asht detyrue me i ndryshue politikat lidhun me kete çashtje.

Berisha ka ngrite edhe nji shqetesim tjeter.

“Edhe pse kemi ba parapagime te rrymes, KEDS nuk na ka ofrue rryme te mjaftueshme”, thekson ai.

Edhe Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori” shprehet në Ditë Mbas Dite se, faturimi i tille asht padrejtesi ndaj konsumatorit.

Selatin Kaçaniku, organizata “Konsumatori”

“Ka shume “lojna” qe KEDS ban per konsumatoret nepermjet çmimeve te faturave”, ka thane Kaçaniku, tue i permend disa prej tyne./Rrokum.TV

Per ma shume, ndjekeni emisionin e plotë:

Shperndaje në: