Pse s’ka kredi per prodhuesit vendore?

Procedurat e vonueme të përmbarimit të rasteve civile kanë shkaktue barrë për gjykatat, të cilat kanë ende 200 mijë landë të pazgjidhuna.
Përveç kësaj, mungesa e mekanizmave për zgjidhje jashtëgjyqasore të kontesteve, si dhe normat e nalta të interesave të kredive nga bankat, ishin çashtje që shqetësuen sot Klubin e Prodhuesve të Kosovës.
Megjithatë zv/drejtorja e PCB’s Eriola Bibola përmendi disa nga përmirësimet e sistemit bankar.
Tu’ përmendë uljet e kamatave gjatë viteve të fundit, Bibola numëroi edhe sfidat që kanë bankat si kredituese të bizniseve.
Ndërsa drejtori i Shoqatës së Bankave, Petrit Balija, foli për kamatvonesat.
Nga ana tjetër, kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Visar Kelmendi, u bani thirrje institucioneve me reflektue ndaj problemeve me të cilat po përballen prodhuesit.
Tu’ reshtue sektorët me ma s’shumti sfida, Kelmendi përmendi prodhuesit e qumështit, të cilët poi kin prej fermave si pasojë e pasigurisë së pagesave për fermerët.
Edhe Drejori Egzekutiv i KPK, tha se mospasyrimi real i financave, si dhe problemet e auditimit po bajnë që bankat mos me iu besue prodhuesve, e për këtë shkak, po ngec prodhimi dhe zhvillimi ekonomik.
Në këtë konferencë, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të USAID, drejtori i KIESE’s nga MTI etj.