Punësimet politike nga komunat i shpenzojnë shtetit miliona euro

Qinda punëtorë janë punësue nëpër komunat e Kosovës me kontrata të veçanta pa përfill procedurat e parapame me ligj për rekrutimin e punëtorëve të ri.

Për pagat e tyne çdo vit nga buxheti i shtetit shpenzohen miliona euro.

Në bazë të dhanave zyrtare Komuna e Prishtinës edhe ma tutje vazhdon me qenë kampion i punësimeve të punëtorëve me kontrata të veçanta.

Mbas Prishtinës prin Komuna e Ferizajt, pastaj ajo e Gjilanit, e Kamenicës e kështu me radhë, shkruen Zëri.