Qe me çka Pekini ja kalon New Yorkut!

Pekini ka kalue për herë të parë New Yorkun si qyteti me numrin ma të madh të miliarderëve.

Nji total prej 100 miliarderësh jetojnë tash në kryeqytetin e Kinës, krahasue me 95 në New York, ban të ditun raporti i firmës Hurun.

Shangai, që asht qendra komerciale e Kinës, ka dalë në vendin e pestë.

Hurun, firma që ndjek pasuninë dhe luksin në Kinë, ka matë pasuninë e miliarderëve me dollarët amerikanë.

Kryetari i firmës, Rupert Hoogewerf, ka thanë se rritja e të pasunve në Kinë ka ndodh pamvarësisht ngadalësimit ekonomik dhe paqëndrueshmënisë së tregut t’aksioneve.

Hurun ka gjetë se njeriu ma i pasun në Kinë vazhdon të jetë Wang Jianlin, i cili ka pasuni me vlerë prej 26 miliardë dollarësh.