Qe sa asht në total borxhi publik dhe ai privat i Kosovës

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftue se deri në Shtator 2015, borxhi i jashtëm i Kosovës, borxhi i jashtëm privat dhe borxhi i jashtëm publik, arriti në 1.9 miliard euro që asht për 12.3% ma i naltë se në Shtator 2014.

Simbas BQK’s, si përqindje e BPV’s borxhi i jashtëm bruto arriti në 33.2%.

Borxhi i jashtëm publik në shtator 2015 kishte vlerën prej 436.8 milionë eurosh, një pjesëmarrje prej 22.8-përqindësh në gjithsej borxhin e jashtëm bruto.
Pjesa më e madhe e borxhit të jashtëm përbëhet nga huat ndërmjet kompanive. Në strukturën e borxhit të jashtëm, FMN-ja ka një pjesëmarrje prej 10.3-përqindësh, pasuar nga Banka Botërore që ka një pjesëmarrje prej 10.9-përqindësh, si dhe kreditorët e tjerë (më shumë se gjysma e borxhit ndaj kreditorëve të tjerë është kreditim ndërmjet kompanive) që kanë një pjesëmarrje dominuese prej 78.9-përqindësh”, thuhet në raportin e BQK’s për Zhvillimet Makroekonomike.