Qeveria themelon komisionin për Trepçën

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë asht themelue Komisioni për hartimin e projektligjit për Trepçën.

Kryesuesi i Komisionit do të jetë Blerand Stavileci që asht Ministër i Zhvillimit Ekonomik ndërsa anëtarë të këtij Komisioni do të jenë Hajredin Kuçi, Lubomir Maric, Ahmet Tmava, Petrit Gashi, Ranko Gjuric, Naser Peci, Ilir Dushi, Shyqri Kelmendi, Ferat Shala dhe disa anëtarë të tjerë.

Për themelimin e këtij Komisioni kundër ishin ministrat serbë me 3 vota kundër.