Qeveria zotohet për zgjidhje të shpejtë të krizës energjetike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi sot nji takim pune me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Ferat Shala, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe drejtorin menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, ku asht diskutue për tejkalimin e vështirësive me të cilat pritet m’u ballafaque vendi, për prodhimin e energjisë elektrike.

Bartësit e këtyne institucioneve u zotuen se kanë përshpejtue të gjitha veprimet në fushëveprim të tyne për me adresue dhe zgjidhun sa ma shpejtë të gjitha problemet në mënyrë që pengesat pronësore dhe të ndërtimeve pa leje në terren, mos me vnu në rrezik prodhimin e energjisë elektrike.

Kjo çashtje ka m’u diskutue edhe në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku do të kërkohet edhe angazhimi i institucioneve tjera emergjente dhe të sigurisë, për me evitue çdo rrezik eventual.