Ramiz Kelmendi e “ELKOS Group” dhurojnë 15 mijë euro donacion për Ditën e Bamirësisë “Nanë Tereza”

Muej ma parë Kuvendi i Kosovës ka vendos që Dita e Bamirësisë “Nanë Tereza” me u ba më 5 Shtator.

E për këtë datë, deputeti i pamvarun Ramiz Kelmendi bashkë me kompaninë e tij ‘ELKOS Group’ ka me mbështetë fuqishëm me donacione të cilat kapin shumën mbi 15 Mijë euro, njofton gazetablic.com

“Në këtë kuadër, sot me 5 Shtator, tue fillue nga ora 11:00 Ramiz Kelmendi i shoqnuem edhe nga përfaqësues të bashkësive fetare ka me dhurue donacione për;

Shoqatën ‘Handikos’ në Pejë – 480 pako pelena invalidore dhe 20 pako ushqimore.

Bashkësinë Islame – Pejë – 200 Pako me produkte ushqimore.

Kishën katolike në Klinë – 100 Pako me produkte Ushqimore”, thuhet në nji komunikatë të dërgueme për media.

Krahas këtyne donacioneve do të ndahen edhe 1000 çanta shkollore së bashku me pajisjet e nevojshme të cilat do të dhurohen nga përfaqësuesit e ETC dhe ELKOS në shkollat fillore anë e mbanë Kosovës.

Donacioni për shoqatën ‘Handikos’ tanima asht ba traditë ku ELKOS asht mbështetës i vazhdushëm i saj tue plotësue nevojat elementare për pjestarët e kësaj shoqate.

Në Bashkësinë Islame të Pejës do të shpërdahen pakot ushqimore për familjet nevojëtare me rastin e festës së Kurban Bajramit ndërsa në Kishën Katolike në Klinë për nderë të Ditës së Bamirësiës “Nanë Tereza”.

“Për shumë nxanës të cilët janë me vullnet të madh për mësim por kanë nevojë për mbështetje financiare edhe këtë vit shkollor ‘Elkos group’ ofron mundësinë e pajises me çanta shkollore dhe materiale shkollore.

Urojmë që donacionet e tilla të jenë shembull edhe për kompanitë dhe individët të cilët kanë mundësi të kontribuojnë për njerëzit e këtijë vendi”, thuhet ma tej në këtë komunikatë.