E Shtune, 3 Dhetor 2016

Rreth 1 miliard euro para të gatshme shqiptarët i eksportojnë në Serbi

Aleanca Kosovare e Bizniseve (AKB), ka vazhdue me aktivitete në kuadër të “Javëve të Biznisit Kosovar 2016” me moton “Unë konsumoj produkte vendore Po Ju” me komunitetin e biznisit dhe atë akademik të Prizrenit.

Kryetari i AKB’s Agim Shahini, tha se po vazhdojnë me aktivitetet e tyne që kanë për qëllim konsumimin e prodhimeve vendore në kuadër të projektit tradicional të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016 dhe krahas saj edhe në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Qytetarët duhet me konsumue prodhime vendore, ku pos rritjes së prodhimtarisë, ndikon edhe në zhvillimin e vendit në të gjitha fushat.

Gjendja ekonomike në Kosovë sivjet nuk asht e mirë dhe duhet që kjo situatë të përmisohet.

Edhe sektori privat asht në gjendje jo të kënaqshme”, theksoi Shahini.
Kryetari i AKB’s përsëriti kërkesën e komunitetit të bizniseve ndaj institucioneve për politika ma të mira biznisore nga të cilat përfitues janë të gjithë.