Rriten çmimet e rrymës, mishit, tamlit, djathit…

??????????????

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka thanë se çmimi i rrymës asht rritë. Kjo, për shkakun e aplikimit të tarifave dimnore.

“Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP’it: perimet (2.9%); rryma, gazi dhe landët e tjera djegëse (21.0%) – (ngritje e çmimit të rrymës elektrike në nji mesatare prej 39.7% për shkak të aplikimit të tarifave dimnore të energjisë elektrike nga 1 Tetor 2016 – 31 Mars 2017)”, thuhet në raportin e ASK.

Në këtë drejtim, simbas ASK’s, shkalla e inflacionit e matun në muejin Tetor 2016 me muejin Tetor 2015 ishte 0.9%.

Ngritje e çmimeve vërehet edhe te produktet e tamlit, djathit, vojeve, mishit.

“Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish (1.2%); tamël, djathë dhe voje (1.3%); sheqer dhe ambëlsina (8.4%); duhan (5.1%); veshje (2.5%)”, thuhet në raportin e ASK “Indeksi i Harmonizuem i Çmimeve të Konsumit”.

Por, nuk asht pa se ka ngritje të çmimit të produkteve nga drithnat.

“Ngritja u neutralizue, kryesisht nga rania e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP’it: bukë dhe drithna (-1.4%); dhe pemë (-5.7%), me nji ndikim të përbashkët të këtyne nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK”, thuhet ma tej në komunikatë.