Sektori privat me performancë ma të naltë se ai publik

Besueshmënia e raporteve financiare asht shumë e randsishme në rritjen e transparencës e besushmënisë së investitorve, tha sot Ministri i Financave Avdullah Hoti në tavolinen e organizueme nga kjo ministri.

Hoti poashtu shpalosi edhe numrin e ndërrmarrjeve që kanë dorëzue raportet e tyne financiare.

Tu’ përmendë MSA’n, Hoti shpreson se me implementimin e saj, kanë me u rritë investimet e jashtme, këmbimet e mallnave dhe sherbimet me BE’n, për të cilën duhet aplikimi i plotë i raportit financiar në bazë të standardeve europiane të kontabilitetit dhe legjislacionit në fuqi.

Ndërsa kryesuesi i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar, Gem Maloku shpalosi vlerën e aseteve për vitet 2013-2014, si dhe rritjen e performancës së sektorit privat.

Simbas Malokut,kategoria e ndërrmarjeve të mëdha asht punëdhanësi kryesor në Kosovë, e numri i të punësuemve për vitin 2014 ishte 44 mijë e 101, e për vitin 2013, 43 mijë e 590.

Ai shtoi se sektori i ndërrmarrjeve të vogla e të mesme përban 99% e të ndërrarrjeve në Kosove, të cilat njiherit janë nxitësit kryesorë të ekonomisë së vendit.

Përfaqësuesja e Bankës Botnore, Kalina Sukarova, prezantoi kërkesat e raportimit financiar, tu’ theksue randësinë e identifikimit të mangësive dhe adresimit përmes legjislacionit të raportimit financiar të koorporatave.

Sukarova bani thirrje për implementimin e legjislacioninit, sepse si tha ajo, sfidat nuk zgjidhen vetiu.