Shefi i FMN’s: Kosova s’i përballon pensionet e veteranëve të UÇK’s

Asnji marrëveshje ndërkombëtare apo donacion financiar Kosova s’ka me pasë derisa nuk formohen institucionet, thotë Ruud Vermeulen, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.

Në nji intervistë për Express Vermeulen ka kërkue urgjentisht kompletimin e reformave për çashtjen e pensioneve të veteranëve të luftës.

Shefi i FMN’së ndërkaq ka theksue se Qeveria e ardhshme mundet me rritë paga mbrenda rregullores së faturës së re të pagave, që hyn në fuqi vitin e ardhshëm.