Shefi i FMN’s thotë se buxheti asht në rrezik

Qeverisë së Kosovës po i mbaron koha. Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen po i numëron ditët kur bashkë me stafin e tij nga Washingtoni kanë me dhanë vlerësimin përfundimtar për programin me Kosovën.

Ai shpreson që gjithçka me shkue mirë, nëse reforma e skemave të veteranëve të luftës merr përkrahje politike deri në fund të vitit.

“Ne ende kemi shpresë që mund të gjejmë nji zgjidhje që ka me na lejue me ecë përpara me programin. Por, derisa programi i FMN’s asht shqetësim, koha asht e shkurtë: na nuk i kemi ma disa muej për me gjetë këtë zgjidhje”, thotë Vermulen në nji intervistë për Gazetën Fjala.

Por, nëse nuk gjendet nji zgjidhje  konkrete dhe e përhershme që të ulet numri i veteranëve ose niveli i përfitimeve për ta, apo nji kombinim i të dyjave, buxheti i shtetit doket se ka me qenë në rrezik serioz.