Shqipnia s’ka të drejtë me nënshkrue marrëveshje që prekin Kosovën!

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku thotë të mos jetë në dijeni për detajet e marrëveshjes në fushën e transportit rrugor e hekurudhor që kanë nënshkrue dy kryeministrat ai i Shqipnisë Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Edhe pse këto marrëveshje prekin Kosovën mbasi që Autostrada Nish- Durrës, doemos duhet me kalue nga Kosova, megjithatë autoritetet kosovare thonë të mos jenë në dijeni.

Ministri Lutfi Zharku ka thanë për ORAinfo se askush nuk ka të drejtë me ba asnji marrëveshje për infrastrukturën rrugore të Kosovës, tue i ba me dije kryeministrit Edi Rama se asnji marrëveshje nuk do të jetë valide që nuk asht e nënshkrueme nga autoritetet vendase.

Zharku ka pohue se para dy vitesh i kanë dërgue ‘selam’ Edi Ramës se nuk mundet me nënshkrue asnji marrëveshje në fushën e infrastrukturës rrugore që prek Kosovën.