‘Solid’ i Suharekës demanton lajmin se prodhon këpucë për policinë e ushtrinë serbe!

Kompania e kepucëve ‘Solid’ prej Suhareke ka reague ndaj nji gabimi i cili simbas tyne asht pervjedhë nga i cili kanë dalë tituj në krejt portalet se gjoja kjo kompani prodhon këpucë për policinë dhe ushtrinë serbe.
E në realitet simbas Solid, kjo kompani asht e shtrime ne tregun e Serbise dhe ka eksportue produkte deri në vlerë mbi 300 mijë euro.

Kjo asht komunikata e plotë e Solid:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Mbreme, pas edicionit të lajmeve qendrore në Radio Televizionin e Kosovës është përvjedhur një gabim, nga i cili më pas kanë dalur tituj në të gjitha portalet kinse kompania “Solid” Sh.p.k. nga Suhareka prodhon këpucë për policinë dhe ushtrinë serbe.
Duam të ju sqarojmë ju dhe opinionin publik se “Solid” nuk prodhon këpucë për policinë dhe ushtrinë serbe. Duam të sqarojmë se kompania jonë është e shtrirë gjerësisht në tregun e Serbisë dhe ka eksportuar produkte deri në vlerë mbi 300 mijë euro. Këto produkte janë të destinuar si për të gjitha tregjet e Evropës, për konsumator të rregullt, por jo për ndonjë institucion publik në Serbi.
Ne kërkojmë nga ju që të mbani informacionet rreth hapjes në tregun serb, mirëpo kërkojmë që të largoni lajmin, përkatësisht titullin që thotë se këpucët e Solid përdoren nga ushtria dhe policia e Serbisë, pasiqë kjo nuk qëndron.
Me nisjen e implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, duke shpresuar në hapje të tregjeve dhe mundësi të barabarta për bizneset vendore si në Ballkan edhe në Evropë, në të ardhmen ne edhe mund të synojmë tregje edhe më të gjera, mirëpo në rastin konkret, ky informacion i pa vërtetë nuk na bënë nderë. Ky informacion i pavërtetë mund të ketë edhe efekt negative për një treg që e kemi krijuar me shumë mund dhe sakrificë për shumë vite.
Duam të ri theksojmë se, në asnjë moment, nga asnjë zyrtarë i kompanisë “Solid”, por edhe nga klienti ynë Dragisha Misinoviq, drejtor i kompanisë “Obuca” në Beograd, nuk është thënë që këpucët janë të destinuara për ushtrinë dhe policinë e Serbisë, andaj me mirëkuptim kërkojmë nga ju që ky lëshim të përmirësohet.