Sonte fillon fushata “Made in Kosova”

Sot në mbramje, Klubi i Prodhuesve të Kosovës nis fushatën promovuese me qëllim të ngritjes së vetëdijes për randësinë e prodhimeve vendore për ekonominë e nji vendi.

Kjo ngjarje e organizueme në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka për qëllim me u ba nji ngjarje tradicionale ku do njihen meritat e prodhuesve kosovarë.

Në këtë mbramje ka me u ba edhe lansimi i videos promovuese ‘Made in Kosova’, e cila asht pjesë integrale e kësaj fushate, dhe për të cilën kanë kontribue disa nga personalitetet ma të nalta kosovare.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka me i nda edhe çmimet ‘Zemra e Kosovës’ për shumë akterë relevantë, të cilët për vjet me radhë kanë punue për promovimin e prodhimeve vendore. Po ashtu, ka me u shtrue edhe darka me prodhime vendore nën tingujt e muzikës kënduem nga artistë e njohftun kosovarë.

Në kohën kur Kosova po merr lajme të mira nga arena ndërkombëtare dhe gjithnjë e më shumë po bëhet pjesë e familjes së shteteve të botës, prodhuesit vendorë luajnë nj ë rol të pakontestueshëm në ekonomi dhe kjo ngjarje është vetëm një shënim i këtij roli, si dhe zotim për të punuar edhe më shumë në të ardhmen”, u shpreh me këtë rast drejtori egzekutiv i KPK’s, Astrit Panxha.

Ngjarja mbahet sot, datë 04 Maj 2016, me fillim nga ora 19:00 në Hotelin Emerald, salla Beethoven në Prishtinë.

Pjesëmarrës kane me qene përfaqësuesit ma të naltë institucionalë, përfaqësues të misioneve diplomatike, përfaqësues nga media, kultura, OJQ’t, dhe përfaqësues nga biznisi.