Thehet dominimi rus, mbërrin gazi amerikan n’Europë

gazi-1.jpg

Dërgesa e parë e gazit të langshëm natyror nga Shtetet e Bashkueme mbërriti në Portugali, nji zhvillim ky që mundet me pengue dominimin e Rusisë në tregun europian të gazit e me i ule çmimet për konsumatorët.

Cisterna amerikane “Creole Spirit” mbërriti të Mërkurën në portin e Sines, në Portugali, me nji ngarkesë nga kompania “Cheniere Energy”, me bazë në Houston të Texas.

Shtetet e Bashkueme janë prodhuesi ma i madh në botë i gazit natyror dhe zgjanimin e eksportit në tregjet jashtë vendit e nisën në fillim të këtij viti.

Nga përllogaritjet e “Deutsche Bank”, mbrenda 10 vjetësh Amerika mundet me u kthye në furnizuesin kryesor të Europës me gaz natyror.

Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë mbyllën kanalet e zakonshme, me të cilat Europa merrte 1/3 e gazit që i nevojitej, tu’ e lane tregun e hapun për eksportuesit amerikanë.

Moska e furnizon kontinentin e vjetër me afër 40% të energjisë, ndërsa gazsjellësit e saj kryesor kalojnë n’Ukrainë.

Falë kthesës së madhe në teknologjinë e thyemjes hidraulike dhe “revolucionit të gazit argjilor”, Amerika arriti me u kthye në vjetet e fundit në prodhuesin ma të madh të gazit natyror në botë, por mbasi që nuk ka gazsjellës nëpër Atlantik për me u eksportue në Europë, asaj i duhet me konvertue gazin e vet në gjendje të langët dhe me transportue me anije cisternë.