Turizmi kosovar promovohet në Paris

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të promovimit të turizmit dhe vlerave turistike që ofron vendi jonë, bashkë me operatorë turistikë vendor janë tue marrë pjesë në panairin e turizmit “Destination Nature”, i cili po mbahet në Paris të Francës.
Në njoftimin për media të MTI’s, thuhet se prezantimi i bukurive natyrore, vlerave kulturore, dhe aktiviteteve të ndryshme si ecje kanë zgjue vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët janë ndal te shtandi i Kosovës në panair.

Interesim për vendin tonë gjatë këtij panairi është i konsiderueshëm edhe nga ana e operatorëve turistikë të cilët po shfaqin një interes të veçantë për vendin tonë si destinacion turistik”, thuhet në njoftimin e MTI’s.
Panairi “Destination Nature”, asht nji prej panaireve ma të rëndësishme në fushën e turizmit në veçanti të udhëtimit dhe aktiviteteve në natyrë.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair vjen si rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes së përbashkët nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me Ambasadën e Francës ne Kosovë, USAID-Empower Project dhe Swisscontact-PPSE”, vazhdohet në njoftim.
Në shtandin e Kosovës bashkë me përfaqësuesit e KIESA’s, ofertat turistike po i promovojnë këta tur operatorë: “Altavia”, “ Traveks”, “BNA” dhe “Catun”.
Në kuadër të panairit ka me u ba edhe promovimi i guidës turistike për Kosovën të Petit Fute, në gjuhën frange.
Panairi i Turizmit “Destination Nature” mbahet në Paris të Francës nga data 17 – 20 Mars 2016.

 

turizmi1 turizmi2 turizmi3