UNDP me fushatë të re online për mjedisin dhe shëndetin!

Programi i Kombeve të Bashkueme për Zhvillim (UNDP) dhe Vullnetarët e Kombeve të Bashkueme (UNV) ka me lansue sot nji fushatë online avokimi për mjedisin dhe shëndetin.

Qellimi i kësaj fushate të titullueme #ecokosovo asht ndergjegjësimi për mjedisin dhe ndikimet në shëndet.

Gjithashtu qellim tjetër asht edhe krijimi i nji hapësine ku qytetarët e Kosovës mund të dergojnë fotografi të cilat ma së miri e pasqyrojnë situatën aktuale në Kosovë.

Parandaj në nji komunikatë për media ata kanë ftue qytetarëtme dergue deri në pesë (5) fotografi  që janë realizue në Kosovë gjatë vitit 2016 dhe të pa-publikueme ma parë, me nji përshkrim të shkurtë dhe hash-tag #ecokosovo.

Fotografitë mund të dërgohen në Facebook, Twitter dhe Instagram nga 17 Nandori deri më 6 Dhetor 2016.

Tri fotot ma të mira, të përzgjedhuna nga nji juri profesionale, kanë me u shpërblye.

 

undp-facebook-cover-1080x1080-al-05