Universitetet prodhojnë punëtorë të paaftë

Për çdo vit, raporte e statistika të shumta flasin për nivelin e naltë të papunësisë; universitetet për numrin e të diplomuemve e Qeveria për rritjen e numrit të bizniseve.

Megjithatë të diplomuemit vazhdojnë me u ankue për papunësinë e bizniset për punëtor profesionalisht të paaftë.

Ndërsa nji tjetër biznismen fajëson edhe nxanësit, që drejtimet e studimeve i zgjedhin me intuitë e jo në bazë të hulumtimeve.

Megjithatë ai e pranon se të ritë e sotëm janë ma të mençun se rinia e kohës së tij.

Të shqetësuem për mungesën e balancës mes arsimit dhe tregut të punës duken edhe dy ministrat e linjës, ai i Arsimit dhe i Punës e Mirëqenies Sociale, të cilët pranojnë nevojën e reformave të thella për tejkalimin e situatës.

E derisa njani ministër vazhdon me hapjen e panaireve të punës – ma i fundit dje në Ferizaj – si nji mundësi për aftësimin profesional të studentëve tu’ marrë për këtë lavde prej Kryeministrit, ministri tjetër mbetet tue thanë se Kosova ka prodhue me bollëk juristë e ekonomistë.