Vala me risinë e radhës: Tash, çdo kangë hit mundeni me ble veç me nji sms

Vetëm për nji muej Telekomi i Kosovës, Vala, lansoi tre produkte të jashtëzakoshme të teknologjisë së naltë apo smart. Tue fillue nga Orët e mençuna që ju mundësojnë prindëve me dijtë në çdo moment ku i kanë fëmitë, platformën agroindustriale, e cila ju mundëson fermerëve dhe tregtarëve çdo lloj informacioni për këtë sektor dhe sot, blemjen e çdo kange dhe hiti muzikor përmes nji sms.

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa thotë se Vala ka me vazhdue me qenë në avangardë të teknologjive të reja jo vetëm në Kosovë, por në krejt rajonin.

Telekomi i Kosovës, Vala, lansoi sot paltformën online, e cila mundëson blemjen e kangëve përmes telefonave të mençun, nji platformë e cila vendos Telekomin e Kosovës në avangardë të komunikimit teknologjik.

Mundësia e blemjes së muzikës online u mundësue mbasi sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me shoqatën për menaxhimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në fushën e muzikës – APIK. Me anë të kësaj marrëveshjeje synohet që mbas nji periudhe 25 vjeçare, ma në fund te rregullohet çashtja e të Drejtës së Autorit dhe e piraterisë në Kosovë. Tashma, po hapet nji kapitull i ri në historinë e muzikës përmes platformës Premier, e krijueme nga kompania me të njajtin emën, ku ka me u mundësue blemja e kangëve online me telefonë të mençun.

Në bashkëpunim me kompaninë VALA blemjet e kangëve fillimisht kanë me u ba përmes SMS’ve, për me vazhdue ma vonë me mundësitë tjera si përmes kartelave bankare e kuponëve të Premier.