Vala vjen me produkt të ri dhe me telefona të mençun

Nga java e ardhshme Vala ka me fillue lansimin e nji produkti të ri ku ka me ofrue telefona të mençun për klientët e saj besnik së bashku me pakot tjera.

Këtë e ka ba të ditun kryeshefi i Valës, Agron Mustafa, në nji konference për media.
Ai ka thanë se asht e pakuptimtë se si deri tash Vala nuk ka ofrue nji shërbim të tillë sikur që e bajnë edhe kompanitë tjera.

Mustafa shton se asht shumë e randësishme që ma në fund ky produkt po vjen në treg nga Vala.

Ai asht shpreh se krahasim me vitin e kaluem, Vala sot ka mbi 80 mije klient ma shumë.

Mustafa deklaroi se ka arritë me kthye shumë institucione që më parë janë largue nga Vala.