Vala vjen me produktin që ju dedikohet ekskluzivisht fermerëve

Telekomi dhe Vala e bajnë ma të lehtë dhe ma të lirë komunikimin e fermerëve të Kosovës

Drejtori Mustafa këtë produkt e promovoi sot në objektin e Fermës dhe Qumështores “EUROLONA”, në Miradi të Epërme.

“Me këtë produkt krejt fermerët e Kosovës do të kenë nji komunikim ma të lehtë, më kualitativ dhe ma të përballueshëm për xhepin e tyne. Si produkt asht i pari i kësaj natyre në tregun e Kosovës tue deshmue se Telekomi i Kosovës /Vala vazhdon me qenë lider në shërbime kualitative dhe inovacion për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat”, tha Mustafa.

Ai shtoi se aplikacioni ka me qenë falas deri në 6 muej.

Këtë aplikacion të quejtun ‘Bujku’, drejtori i Vala’s e konsideroi si revolucionin e dytë të kësaj kompanie.