Vucic’i e fillon autostradën Nish-Prishtinë, flet edhe për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka hap pjesën e parë të autostradës Nish-Prishtinë.

Aty ai ka thanë se shteti serb ka për qëllim me përfundue në vjetet në vazhdim të gjitha projektet infrastrukturore të fillueme.

Vucic në Pirot, mbas seksionit të hapjes së autostradës në degën lindore të Korridorit 10, tha se pritet që së shpejti me nënshkrue kontratën me Bankën Europianë për Zhvillim dhe Rindërtim dhe Bankën Europiane të investimeve për “Nish trotuar”.

Siç ai u shpreh kjo autostradë ka qëllim me lidh Serbinë me bashkëkombasit e tyne në Kosovë.

“Për t’ju bashkue me popullin tonë në Kosovë, por edhe me shqiptarët e Kosovës”, tha Vucic.

Vucic ka shtue se kjo rrugë ka me i mundësue Serbisë me komunikue lirshëm me pjesën tjetër të botës.

Presidenti tha se qëllimi i Serbisë asht m’u zhvillue, ndërtue dhe me qenë e suksesshme tue pas lidhje me të gjitha rrugët e mëdha, shkruen Metro.

Ai ka thanë se kohën n’Amerikë ka me përdorë për përfaqësim sa ma të dinjitetshëm të Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’s.

Ndër tjerash ai ka paralajmërue edhe nji takim me Presidentin amerikan, Donald Trump.

 

Shperndaje në: