Zharku me shefin e FMN’s, qe për çka folen!

Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim nji delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, të kryesuem nga shefi i këtij institucioni, Jacques Miniane.

Simbas nji komunikate nga kjo ministri, në këtë takim u bisedue për ecuninë e zhvillimit të projekteve strategjike të Ministrisë së Infrastrukturës dhe për nevojat buxhetore të domosdoshme të MI’s për realizimin e këtyne projekteve.

Në veçanti u bisedue për punimet që po zhvillohen në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, për mundësitë e financimit të autostradës së re Prishtinë-Gjilan, projektin e rrugës N9 Prishtinë – Pejë, projektin Gjurgjicë – Klinë, projektin Skënderaj-Drenas, rikonstruktimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, si dhe për projekte të tjera infrastrukturore.

Po ashtu, u bisedue edhe për mundësinë e investimit në përmisimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës hekurudhore dhe për aviacionin civil – shërbimet ajrore të navigimit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.