Zharku përuroi projekte rrugore në Kamenicë dhe Novobërdë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e komunës së Kamenicës, Begzad Sinani dhe me zavendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, përuroi përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Topanicë – Dajkoc në komunën e Kamenicës, te memoriali i Metush Krasniqit dhe fillimin e punimeve në rehabilitimin e rrugës Muçivërc – Kranidell.

Me pas, ministri Zharku me kryetarin e komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanovic dhe me nënkryetarin e kësaj komune, Bajrush Ymerin, inauguroi asfaltimin e pjesshëm të rrugës Gjilan – Novobërdë, në fshatin Kosaqë.

Ministri Zharku siguroi banorët e këtij rajoni se këto projekte do të realizohen me kohë dhe me kualitet të naltë.

 

1-zharkuuu