ZRRE: KEDS nuk duhet me ba ndërpremje të rrymës mbas orës 16:00

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nga fundi i muejit Tetor ka nisë nji verifikim të përgjithshëm të procesit të mirëmbajtjeve të planifikueme të rrjetit të shpërndamjes nga KEDS.

Në lidhje me ndërprermet e energjisë elektrike ditëve të fundit, ZRRE mbetët e përkushtueme që problemet me ndërpremjet e energjisë, me të cilat konsumatorët janë ballafaque, të mos përsëriten ma.

“ZRRE ka kërkue nga KEDS që nga sot, me datë 18.11.2016, e deri nё përfundim të verifikimeve të matejshme, ndërpremjet e planifikueme të energjisë elektrike për qëllim të mirëmbajtjes, mos me qenë mbas orës 16:00” thuhet në deklaratën e ZRRE.