ZRRE: S’ka rritje t’energjisë. Ulje pritet edhe për bizniset

Perfundimisht nuk do të ketë rritje të çmimit t’energjisë elektrike për vitin 2016.

Nji gja të tillë e ka konfirmue për gazetën “Zëri” Qemajl Mustafa, anëtar i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE).

Mustafa ka thanë se janë dhanë vlerësimet sa i përket kërkesave të operatorëve për lejimin e të hynave maksimale.

Ai thotë se tash janë në konsultime, por shumë shpejt do të dalin me vendimin për mosrritje të çmimit t’energjisë.

Ai madje paralajmëron se për bizniset do të ketë ulje të çmimit t’energjisë elektrike, ndërsa çmimi i energjisë për qytetarët do të jetë i njajtë.