Zv/kryeministri Kelmendi i pervjelë mangët për zhvillim ekonomik!

Zavendëskryeministri Ramiz Kelmendi, si duket e ka marrë seriozisht emnimin e tij në pozitën e zv/kryeministrit.

Kjo për faktin se ai po shihet në teren tue vizitue biznise, por edhe tue prit delegacione të ndryshme.

Në dy takime të ndame, Kelmendi ka prit përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës.

Në nji komunikate dërgue mediave, nga ana e qeverisë bahet me dije se në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministrja Hykmete Bajrami dhe asht bisedue për proceset dhe angazhimet e Odës Ekonomike.

Kelmendi shprehu përkushtimin e Qeverisë me adresie të gjitha çashtjet e ngrituna dhe së bashku të ofrohen zgjidhje ma të mira në funksion të përmirësimit të mëtutjeshëm të klimës së biznisit në Kosovë.