Albumi i vitit 1972: A ishin gratë shqiptare vërtet të lumtuna?

Nëse ju hedh nji sy lajmeve shqiptare, shpesh të takon me pa krime ndaj grave.

Sa herë sheh të tilla lajme, nëpër rrjetet sociale qarkullon shprehja se ‘komunizmi ishte ma ndryshe’.

A asht e vërtetë?

Para pak kohësh, Respublica.al publikoi nji album me gratë shqiptare të vitit 1972.

Albumi ishte porositë nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipnisë dhe u botue nën titullin “Poemë për gratë Shqiptare”.