Debati Clinton- Trump? Kështu ishin t’afërt në të kaluemen!

Hillary Clinton dhe Donald Trump u përballën mbramë për herë të parë në skenën e debatit, në momentin ma të madh e ma të jashtëzakonshëm të garës presidenciale të 2016’ës.

Me sondazhet kombëtare që tregonin nji diferencë të ngushtë vetëm gjashtë javë nga dita e zgjedhjeve, “lufta” në universitetin e Hofstras ofroi nji nga shanset e fundit për të folë drejtpërdrejt me dheta miliona zgjedhës që ishin sy e vesh këtë mbramje.

Por, dikur mes dy familjeve, Clinton dhe Trump ka pasë nji miqësi të madhe, saqë miliarderi Trump me gruen e tij ishte i ftuem i të tana organizimeve dhe galave të presidentit të dikurshëm Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë.