Ekskluzive: Kqyreni qysh janë vjerrë shqiptarët nga turqit, serbët dhe grekët (Kujdes pamjet)

Marrëveshja turko-jugosllavo-greke për shkëmbimin e popullatës e cila u nënshkrue në Lausanne të Zvicrës.

Më 30 Kallnor 1923 u nënshkrue në Lausanne marrëveshja e veçantë turko-greke, mbi shkëmbimin e grekëve të Anadollit, me “turqit” (këtu u përfshinë shqiptarët e besimit mysliman nga Çamëria) e Greqisë, shkruen Mapo.

Me nji dekret Greqia përvetësoi pronat e shqiptarëve myslimanë dhe jo-zyrtarisht i trajtoi si popullsi shkëmbyese, ashtu siç e parashihte Marrëveshja e Lausanne për turqit e Greqisë, përcjell ksp.

Në vitin 1938 qeveria e mbretnisë jugosllave ka nënshkrue nji konventë me qeverinë e Republikës së Turqisë për emigrimin e popullatës turke (në të vërtet ishte fjala për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman), nga pjesa jugore e Serbisë, gjegjësisht nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare që shtriheshin në 3 banovina: në banovinën e Zetës, Moravës dhe të Vardarit.