Fotot e rralla: Kur Aleppo mirëpriste refugjatët europianë

Për shekuj me radhë, Aleppo ishte nji nga qytetet ma të mëdha dhe ma të njohuna jo vetëm në rajon.

Ishte qyteti i tretë ma i madh i Perandorisë Osmane dhe qyteti ma i madh në Siri.

Sot Aleppo asht simbol i luftës dhe vuejtjeve.

Mija njerëz janë largue prej andej tu kërkue strehim në Europë.

Por, derisa kjo lëvizje emigrantësh ka provokue kriza të forta në politikën europiane, Spiegel sjell disa foto të rralla, që kallxojnë se para 72 vjetësh ishte ndryshe.

Në atë kohë, ishin europianët që arratiseshin në drejtim të Aleppos dhe Damaskut.

Dheta mija njerëz largoheshin nga konflikti ma i madh në histori, nga Lufta e Dytë Botnore, për të jetue në afërsi të Aleppos.

Nji rrjet i organizuem nga 44 shtete sillte ndihma për të gjithë refugjatët.

Shumica e refugjatëve ishin polakë, grekë, jugosllavë, etj.

Në kampet e refugjatëve u hapën shkolla dhe u ngritën punishte.