Fotot e rralla: Kur nazistët rekrutonin shqiptarët për luftë!

Ky asht nji tjetër koleksion me foto të rralla nga studiuesi Robert Elsie.

Fotografitë e këtij koleksioni, të marra nga faqja interneti e United States National Archives and Records Administration (NARA), u kryen në Luftën e Dytë Botnore nga fotografi gjerman i luftës, Georg Westermann, i cili shoqnoi divizionet e ndryshme të Waffen-SS’it në Ballkan.

Nga Nandori 1943 deri në Prill 1944 ishte në Kroaci dhe në Bosne me Divizionin Hanxhar, dhe nga Kallnori 1944 me Divizionin Princ Ojgen.

Në Maj të vitit, 1944 Westermanni ndodhi në Kosovë ku fotografoi nji fushatë rekrutimi për divizionin e ri shqiptar, të ashtuquejtunin SS Skënderbeu.

Ky divizion, i udhëhequn nga komandanti nazist August Schmidhuber (1901-1947), u krijue vonë.

Rekrutimi filloi në Fror 1944 dhe divizioni mori emnin zyrtar vetëm në Gusht 1944.

Nuk arriti kurrë numrin e plotë të rekrutëve të parashikuem.

Mbas disa operacioneve famëkeqe, ndër të tjerat arrestimi në Kosovë të 281 hebrejve dhe të 210 kuadrove komunistë, divizioni Skënderbeu u shpërba në Nandor 1944.

Deri në atë kohë pjesa ma e madhe e rekrutëve ishte arratisë dhe kthye në shtëpi.

Të rijtë punëkërkues në këto pamje duket se nuk hamendësojnë se çfarë i pret.

Fotot e tjera tregojnë festat për kthimin në Kosovë të burgosunve politik shqiptarë – burrat të cilët kishin shërby në armatën jugosllave, ishin marrë peng nga forcat gjermane në vitin 1941, dhe në Maj 1944 ma në fund u liruen dhe u kthyen në Kosovë, me kusht që t’i bashkëngjisin divizionit Skënderbeu ose forcave të tjera progjermane në “luftën kundër bolshevizmit”.

 

2-nazistet

 

3-nazistet

 

4-nazistet

 

5-nazistet

 

6-nazistet

 

7-nazistet

 

 

 

10-nazistet

 

11-nazistet

 

12-nazistet

 

13-nazistet

 

14-nazistet

 

15-nazistet