Fotot e rralla: Qysh vdiq Hitleri?

Më 8 Maj të vitit 1945 mori fund Lufta e Dytë Botnore.

Gjermania kapitulloi dhe Fyhreri vdiq.

Kështu të paktën thuhet.

Por, vetëm më 25 Tetor të vitit 1956, një gjykatë e shpalli zytrarisht Fyhrerin të vdekun.

Ma shumë se 40 dëshmitarë u morën në pyetje, mes tyne adjutanti i Hitlerit, Otto Guensche dhe shërbëtori Heinz Linge.

Këta të dy ishin të parët që u futën në bunkerin ku i dha fund jetës Hitleri me të shoqen, Eva Braun.

Spiegel ka sigurue për herë të parë dëshmitë e tyne.

Simbas këtyne dëshmive asht riprodhue edhe momenti i fundit i jetës së Hitlerit dhe Eva Braun (foto ma poshtë).

Por, dyshimet kanë mbetë prej kohësh.

Nji video e publikueme mbas ranies së Berlinit, kallxonte disa ushtarë rusë me trupin e Hitlerit.

Ishte thjesht nji inskenim me trupin e nji ushtari gjerman.

Që prej Majit të vitit 1945, shërbimet sekrete në mbarë botën kërkojnë për diktatorin.

Para Konferencës së Potsdamit në Korrik 1945, Stalini deklaroi se nuk e dinte se ku asht Hitleri.

Pati spekulime se ai ka ikë në Argjentinë, të tjerë spekulues thonë se ai ka ikë në Antarktidë.