Fotot horror nga përgjakja e njerëzve, në festën e Ashures

Nji ritual gati horror zhvillohet në Pakistan, për Festivalin e Ashures. Fotot kallxojnë mashkuj të mbuluem në gjak, dhe adhurues që praktikojnë ritualin fetar. Nuk përjashtohen as fëmitë. Me të çame të vogla në ftyrën e tij, dhe pa blluzë, djali i vogël mysliman u kap në foto derisa bahej gati të merrte pjesë në përkujtimin e Ashures në qytetin e Peshavarit.

Festviali i Ashures bahet çdo vit në muejin e parë të vitit hanor islamik dhe mbahet zi për vdekjen e Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed, që u vra nga ushtritë e Jezidit në afërsi të qytetit Karbal të Irakut në vitin 680 mbas lindjes së Krishtit.