Michele Obama përqafon George W. Bush, miqësia që po then rrjetin

Përurimi i Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës afrikano-amerikane së Shtunës mblodhi së bashku presidentin që ka nënshkrue ligjin për fondet e muzeut dhe presidentin, i cili ishte në detyrë gjatë përfundimit të tij.

Por, mbledhja e 2 çifteve presidenciale Obama dhe Bush pa edhe ribashkimin e dy miqve të vështirë, thotë “CNN”.

Gjatë tetë viteve të fundit, ish-presidenti George W. Bush dhe Zoja e Parë Michelle Obama janë pa tue u ba gjithnji e ma dashamirës.

Në ngjarjet publike, të dy shpesh mund të gjenden të ulun pranë njani-tjetrit, tue nda nji buzëqeshje apo tue u kapë për dore.

Ceremonia e së Shtunës nuk ishte përjashtim. Gjatë kësaj ngjarje, Michele asht fotografue tue përqafue Bush, nji foto që sigurisht po ban xhiron e botës mëngjesin e sotëm.

160924190017-george-w-bush-michelle-obama-selma-talking-exlarge-169